Pas Suedisë dhe Danimarka nis kontrollin në kufi me Gjermaninë

497
Danimarka ka forcuar kontrollet në kufi me Gjermaninë disa orë pasi Suedia ndërmori masa të ngjashme për të parandaluar hyrjen e emigrantëve nga Danimarka.
Kryeministri danez Lars Loekke Rasmussen tha se vendimi “nuk ishte një moment i lumtur” por Danimarka duhet ti përgjigjet masave shtrënguese që ka marrë Suedia, informon BBC
Policia daneze do të ushtrojë kontrolle në pikat kufitare në 10 ditët e ardhshme.
Dy shtetet janë të fundit që Imponojnë kontrolle në zonën Shengen. Në një letër që ministrja e Integrimit të Danimarkës, Inger Stojberg i dërgoi Komisionit Europian, Inger Stojberg shkruhet se kontrollet do fokusohen fillimisht në kufi me Gjermaninë por më pas mund të zgjerohen në të gjithë pikat kufitare të Danimarkës.
Ajo tha se me masat e ndërmarra nga Suedia, Danimarka përballet me një rrezik serioz për rendin public dhe për sigurinë kombëtare pasi një numër I madh emigrantësh ilegalë mund të jenë bllokuar në Kopenhagen.
Kontrollet e reja nuk do të shkaktojnë probleme për shtetasit vendas dhe gjermanë. Rasmussen tha: “Ne po prezantojmë një kontroll të përkohshëm të kufijve por në mënyrë të balancuar” tha ai.
Nëse Bashkimi Europian nuk mund të mbrojë kufijtë e jashtëm atëherë ju do të shikoni gjithnjë e më shumë vende që do të detyrohen për të kontrolluar kufijtë.
Sigal