20-vjeçari shqiptar i jep fund jetës në qelinë e burgut

249
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rajonin e Markes në Itali. Është vetëvrarë në burgun e Fermos në Itali një i burgosur 20-vjeçar shqiptar me inicialet N.D.

Lajmi i është komunikuar familjarëve nga autoritetet e burgut. 20-vjeçari është djali i një familje emigrantësh shqiptarë që prej disa vitesh jetojnë në Itali.