Pas Spanjës, fatkeqësia natyrore godet Kubën! Të paktën tetë të vdekur nga cikloni “Oscar”

76
Sigal

Pas përmbytjeve vdekjeprurëse që tronditën Spanjën juglindore, një ciklon katastrofik ka goditur Kubën.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se nga cikloni i quajtur “Oscar” kanë humbur jetën të paktën tetë persona. Ndërkohë dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet speciale po punojnë për gjetjen e tyre.

Sipas shtabit të përgjithshëm të mbrojtjes civile, njoftimi i të cilit u citua nga televizioni shtetëror, si pasojë e ciklonit Oscar, “tetë persona kanë humbur” dhe “dy të tjerë janë zhdukur”.

 

Numri i mëparshëm zyrtar ishte shtatë të vdekur, gjashtë në komunitetin e San Antonio del Sur dhe një i shtatë në komunitetin fqinj të Imias, në provincën e Guantanamos (në lindje), pothuajse një mijë kilometra nga Havana .
Ndërkohë që raportohet për mungesë të energjisë elektrike në zonat e prekura nga cikloni.

Kuba po përjeton krizën e saj më të keqe ekonomike në tridhjetë vjet, me mungesa ushqimore dhe ilaçesh, ndërprerje të shpeshta të energjisë, inflacion në rritje dhe një valë të re imigrimi masiv të paprecedentë që nga revolucioni i vëllezërve Kastro që mbizotëroi në vitin 1959.