Pas 1 dekade treni i Koresë së Jugut kalon në Veri

431
Sigal

Koreja e jugut dhe ajo e veriut tashmë kanë hyrë në një epokë të re të marrëdhënieve.

Një tren përshkroi të dy shtetet mëngjesin e së premtes për një dekade të shkëputjes. Treni ishte mbushur me inxhinierë, të cilët kanë mision rindërtimin e hekurudhës së shkatërruar të Veriut dhe për të krijuar një rrjet të lidhur ndërkufitar.

Marrëveshja për lidhjen e sistemeve hekurudhore u nënshkrua gjatë këtij viti në takimin e zhvilluar midis udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe Presidentit të Jugut, Moon Jae-in.

Në pamjet e shfaqura në televizion shihet një tren ku valëvitet një flamur në të cilin shkruhej “Kali i hekurt tani po vrapon drejt epokës së paqes dhe prosperitetit” – që largohet nga stacioni Dorasan i Jugut, për në terminalin më të afërt nga pjesa perëndimore e kufirit.

“Ky moment sinjalizon fillimin e bashkë-prosperitetit të Veriut dhe Jugut duke rilidhur hekurudhat,” u shpreh ministrja e transportit Kim Hyun-mee.

Para ndarjes së gadishullit Korean në vitin 1948, kishte dy linja hekurudhore që lidhin veriun me jugun – një në perëndim dhe tjetri në lindje.

Si një gjest drejt pajtimit, të dy Koretë e rilidhën vijën perëndimore në vitin 2007 dhe një numër i kufizuar trenash transportuan materiale dhe mallra për rreth një vit. Por linja që nga ajo kohë doli jashtë shërbimit për shkak të tensionit të shtuar mbi programin nuklear të Veriut.