Papa bën apel për paqe në Jeruzalem

53
Sigal

Papa Françesku bëri thirrje të dielën për ndalje të dhunës mes palestinezëve dhe izraelitëve në Jeruzalem.

“Ndjek me shqetësim të veçantë ngjarjet që po ndodhin në Jeruzalem” deklaroi Papa meshën e së dielës në Vatikan.

Ai tha se lutet për Jeruzalemin “që ai të jetë një vend takimesh dhe jo i dhunshëm përplasjet; një vend lutjeje dhe paqeje”.

Papa kërkoi që të gjendej një zgjidhje për konfliktin, duke respektuar identitetin multi-fetar dhe multi-kulturor të qytetit.

“Unë i ftoj të gjithë të kërkojnë zgjidhje të përbashkëta, në mënyrë që të respektohet identiteti multi-fetar dhe multikulturor i Qytetit të Shenjtë dhe vëllazëria të mund të mbizotërojë” u shpreh ai.

Papa Francesku shtoi se “dhuna gjeneron vetëm dhunë” dhe se i duhen dhënë fund përplasjeve.

Deklarata e Papës vjen pas përplasjeve të ditëve të fundit mes policisë izraelite dhe protestuesve palestinez.

Përplasja nisi të premten në xhaminë “Dome of Rock”, ku ngelën 213 persona të plagosur dhe vijoi ditën tjetër në qytetin e vjetër në Jeruzalem, ku u plagosën 90 protestues të tjerë.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur javët e fundit, fillimisht për shkak të kufizimeve të forta gjatë Ramazanit e sërish, pas vendimit të një gjykate izraelite për shpënguljen e disa dhjetra palestinezve.