Bënin “kërdinë” me trafikun e drogës, drejtësia irlandeze lë në burg dy shqiptarët

80
Sigal

Dy shqiptarë të akuzuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike, janë lënë në burg nga drejtësia irlandeze.

Matian Kroi dhe Konstandin Osmenaj, të cilëve iu sigurua avokat mbrojtës nga shteti, ishin akuzuar më parë në t Ennis dhe më pas janë dërguar në Nenagh.

Gjykata vendosi se dy të pandehurit do të qendrojnë në paraburgim deri në datën 26 gusht për t’u paraqitur më pas para Gjykatës së Qarkut Nenagh, në një seancë e cila do të zhvillohet nëpërmjet pjesëmarrjes së online.