Pamela Anderson i shkruan letër Vladimir Putin

473
Sigal

Aktorja Pamela Anderson i ka dërguar presidentit rus Vladimir Putin një letër të hapur, me anë të së cilës i kërkon lirimin e balenave Orca dhe Beluga, të kapura në afërsi të Nakhodka në rajonin Primorsky Krai.

Aktorja e njohur hollivudiane, i cila është edhe anëtare e Bordit Këshillimor të Fondit Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve (FPGSH), i lutet Putinit që të urdhërojë lirimin e tyre.

“Po ju shkruaj në lidhje me 11 Orca dhe 87 Beluga që aktualisht janë kapur afër Nakhodka-s. Unë do të doja të falënderoj qeverinë ruse që ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në parandalimin e trafikimit të këtyre balenave. Unë besoj se qeveria ka ndërmarrë nismën për lirimin e këtyre qenieve madhështore dhe kthimin e tyre në ujërat e tyre natyrore në Lindjen e Largët Ruse”, shprehet Pamela Anderson në letrën e saj dërguar presidentit rus.

Ajo shtoi se qeveria ruse, në bashkëpunim me ekologët dhe ekspertët ndërkombëtarë, shpreson të zhvillojë një plan profesional për kthimin e Orca-ve dhe Beluga-ve në habitatin e tyre natyror.