Jonida Maliqi zbulon detaje për Eurovision

482
Sigal

Këngëtarja Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë, në festivalin europian të muzikës, pasi fitoi festivalin e fundvitit në RTSH.

Me këngën “Ktheju Tokës”, Jonida po përgatitet për festivalin i cili do të mbahet në Izrael.

Teksa ishte e ftuar këtë të hënë në emisionin  “Në Kurthin e Piter Pan”, Jonida ka zbuluar se kujt do ia besojë veshjen e saj për në Eurovision.

“Unë do të zbuloj për ju stilistin e famshëm që kam zgjedhur. Është një djalë shqiptar që punon shumë bukur teknikat popullore. Ardi Asllani do të më veshë në Eurovision”, zbuloi Jonida.

Po ashtu ajo tha se këngë do të jetë në shqip dhe jo në anglisht siç ka ndodhur në vitet e kaluara.

Ndër të tjera, këngëtarja ka treguar se do të trokasë personalisht në çdo institucion apo biznes për ti kërkuar ndihmë, në mënyrë që të sigurojë sa më shumë fonde për delegacionin shqiptar.