Pakistan, vogëlushja Zohra rrihet për vdekje pasi lëshoi nga kafazi dy papagaj

266
Sigal

Një vajzë pakistaneze 8 vjeçare është vrarë me grushte nga familja për të cilën punonte. Zemërimi ka ardhur pasi vogëlushja, emri i të cilit është Zohra Shah, ka liruar dy papagallë nga kafazi.

Edhe pse është transportuar në spital mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për ta shpëtuar. Ajo ka pasur dëmtime të rënda në fytyrë, duar, kafazin e kraharorit dhe në këmbë. Katër muaj përpara se të vritej, vajza kishte lënë qytetin e Kot Addu në provincën e Punjab, për të shkuar të punonte në një familje të pasur për tu kujdesur për një fëmijë 1 vjeçar.

Cifti, i arrestuar nga policia, ka treguar se ka vazhduar ta godasë vogëlushen pavarësisht të qarave dhe të bërtiturave. Historia e Zohra ka ngjallur indinjatë dhe zemërim tek shumë njerëz, në Twitter, të cilët kanë lançuar hashtag##JusticeForZohraShah.

Edhe një pikturë është shpërndarë në rrjetet sociale ku shfaqet vajza e vogël brenda një kafazi e rrethuar nga papagallë.