Operacion i madh në vendet e BE! Sekuestohen 87 milionë euro mallra kontrabandë, 378 të arrestuar

85
Sigal

Midis marsit dhe dhjetorit 2022, Europol koordinoi operacionin e parë në mbarë BE-në kundër tregtisë së paligjshme të veshjeve, këpucëve dhe aksesorëve të falsifikuar. Operacioni Fake Star, i udhëhequr nga Policia Kombëtare Spanjolle (Policía Nacional) dhe e bashkëdrejtuar nga Policia Helenike  me mbështetjen e Zyrës së Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Evropian (EUIPO), përfshiu 17 vende në total.

Gjatë operacionit, autoritetet kombëtare kontrolluan zonat tregtare dhe industriale, tregje, zonat turistike, magazinat, dyqanet dhe vende të tjera të ngjashme ku mund të shiten mallra të falsifikuara. Autoritetet e përfshira kryen gjithashtu aktivitete operacionale në porte, dyqane të hapura dhe kompani të vogla të shpërndarjes së parcelave të tregtisë elektronike.

Si rezultat i ketij operacioni u sekuestruan 1 956 607 rroba, këpucë dhe veshje të falsifikuara;

Përafërsisht 87 milionë euro vlera totale e vlerësuar e mallrave të falsifikuara të sekuestruara;

258 marka të gjetura të cenuara;

Të kryera 3 921 inspektime;

646 çështje gjyqësore të hapura;

1 311 çështje administrative të hapura;

378 persona të arrestuar.

Miliona mallra kontrabandë, të destinuara për t’u shitur në tregun evropian, u sekuestruan gjatë aktiviteteve operative. Hetimet konfirmuan pritshmëritë se te arrestuarit përdornin rrjetet e mediave sociale për të reklamuar produkte të falsifikuara. Tregtarë të ndryshëm janë parë duke postuar fotografi të mallrave të falsifikuara në dispozicion, kryesisht veshje dhe këpucë, në faqet dhe profilet e tyre të mediave sociale të biznesit.