OKB: Mbi 6 milion ukrainas janë larguar nga vendi që nga fillimi i luftës

129
Sigal

Mbi gjashtë milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga shpërthimi i konfliktit me Rusinë në fund të shkurtit, sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët.

Miliona njerëz të tjerë mendohet se janë zhvendosur brenda Ukrainës, pasi shtëpi të panumërta janë shkatërruar nga granatimet e pamëshirshme ruse.

Shumica e atyre që ikin nga Ukraina kanë hyrë në Poloni, ndërsa janë larguar po ashtu në Hungari, Moldavi, Rumani dhe Sllovaki.

Disa kanë shkuar më tej në Evropën kontinentale, madje kanë udhëtuar edhe në Rusi.

Ka pasur gjithashtu raporte të shumta për transportimin e ukrainasve në Rusi kundër dëshirës së tyre, duke përfshirë një numër fëmijësh.