Nuk ishte hapur ende, zjarr në parkun më të madh argëtues të Suedisë, 12 të plagosur

26
Sigal

Një zjarr i madh shpërtheu mëngjesin e sotëm në parkun më të madh argëtues të Suedisë në perëndim të Goteborg, me flakët që u përhapën në një park të ri ujor, ndërsa 12 persona u plagosën lehtë.

Policia tha se evakuoi një hotel dhe zyra të vendosura pranë parkut, duke shtuar se 12 persona u dërguan në spital me lëndime të lehta. Imazhet e publikuara nga mediat suedeze tregojnë topa zjarri, flakë dhe shpërthime zjarri, ndërsa një re tymi i zi u ngrit mbi qytet.

Shërbimet suedeze të urgjencës u kërkuan banorëve në zonën përreth që “të qëndrojnë brenda, të mbyllin dyert, dritaret dhe të mos përdorin kondicionerë” për shkak të tymit.