“Nuk është koha për festë”, paralajmërimi i zyrtarit të OBSH: Evropën e pret një valë e dytë koronavirusi

318
20101108 - GENK, BELGIUM : Hans Kluge (Acting Director, Division of Health Systems and Public Health, WHO-Europe) pictured at the Regions for health network conference, on the first of the two-days event, Monday 08 November 2010, in C-Mine in Genk. BELGA PHOTO YORICK JANSENS
Sigal

Vendet evropiane nuk mund të gëzojnë ende pasi mund të ketë një valë të dytë vdekjeprurëse epidemie.

Ky është paralajmërimi që ka bërë një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetit në Evropë, ndërsa shton se pandemia nuk ka mbaruar ende.

Në një intervistë të dhënë për mediat, Dr. Hans Kluge, drejtor për rajonin evropian të OBSH-së, bëri paralajmërimin e ashpër për vendet që fillojnë të lehtësojnë kufizimet.

Lidhur me këtë ai tha se tani është “koha për përgatitje, jo festim”.

Kluge theksoi se edhe pse numri i personave të infektuar në vende si Britania e Madhe, Franca dhe Italia ka nisur të bjerë, kjo nuk do të thotë se pandemisë i erdhi përfundimi.

Tashmë qendra e pandemisë është zhvendosur në Amerikën Latine, ku më i godituri është Brazili si dhe në Rusi, Ukrainë, Bjellorusi dhe Kazakistan.