Njihuni me bandën e shqiptarëve, ‘zbardhte’ shkollat italiane me kokainë, mes tyre dhe një femër (Emrat)

675
atër shtetas shqiptarë, anëtarë të një bande janë arrestuar me akuzën për posedim dhe shpërndarje droge gjatë një kontrolli në një banesë në Bibione, Venecia nga policia e Udines. Në banesë u gjetën dhe sekuestruan 36.5 kg marijuanë, 42 gram kokainë, dy automatikë “Scorpion 765” prodhim i Çekosllovakisë dhe mjete të tjera të nevojshme për paketimin e drogës.
Hetimi nisi pas një denoncimi nëntorin e kaluar gjatë një kontrolli jashtë shkollave udineze, policia zbuloi se një prej të denoncuarve kishte marrë marijuanë nga një shpërndarës që sipas tij ishte furnizuar nga banda e shqiptarëve.

Prokuroria e Pordenones ka urdhëruar ndalimin e 4 shqiptarëve: Sokol Pali, 32 vjeç; Hysni Sheshi, 37 vjeç, Ilirjan Isufi, 35 vjeç dhe Anisa Mema, 30 vjeçe. Tre burrat janë dërguar në burgun e Pordenones, ndërsa për 30-vjeçaren prokurori vendosi arrest shtëpie.

Nga episodi i nëntorit nisi dhe aktiviteti i hetimit që çoi në arrestimin e një çifti shqiptarësh të tjerë, të cilëve iu gjetën 6 kg marijuanë, të destinuar pjesërisht për shpërndarje në shkollat e Udines. Dy bashkëshortët sipas hetuesve furnizoheshin nga banda që e kishte bazën në Bibione.

Ditën e djeshme, skuadra lëvizëse në bashkëpunim me kolegët e Trevisos dhe me njësinë e Guardia di Finanzas së Udines hyri në aksion, duke kontrolluar apartamentin që përdorej si depozitë nga 4 shqiptarët. Policia ka sekuestruar gjithashtu mbi 22 mijë euro cash. Droga që u gjet në banesë nëse do të hidhej në treg do të sillte rreth 300 mijë euro fitim.
Sigal