Njihuni me 8 qytetet më miqësore në botë

380
Një qytet mund të krijojë përshtypjen si miqësor, për vizitorët, me anë të pamjes së tij por dhe mikpritjes së banorëve vendas.

Charleston, i Carolina-s së Jugut është në krye të këtij klasifikimi. Qyteti jugor kur nisi lufta civile amerikane është tani qyteti më miqësor në botë, sipas një sondazhi “Conde Nast Traveler”.

Mbi 100,000 njerëz iu përgjigjën sondazhit të revistës amerikane të udhëtimeve për qytetet, hotelet, resortet, linjat ajrore, ato detare, destinacionet e ardhshme dhe, për të katërtin vit radhazi, për qytetet më miqësore.
Ja cilat qytete janë ato:
1.Charleston, Carolina e Jugut
2.Sydney, Australia
3.Dublin, Irlandë
4.Queenstown, Zelanda e Re
5.Park City, Utah
6.Galway, Irlandë
7.Savannah, Georgia
8.Krakow, Poloni.
Sigal