Një tornado godet Missourin, të paktën 4 të vde’kur. Paralajmërohen stuhi të tjera

104
Sigal

Një tornado e fuqishme ka përfshirë Missourin juglindor para mëngjesit të së mërkurës, duke shkaktuar shkatërrim të gjerë dhe duke vrarë shumë njerëz, ndërsa pjesë të tjera po përgatiten për stuhi të mëtejshme.

Sipas mediave amerikane, tornado “zbriti” rreth orës 3:30 të mëngjesit dhe u zhvendos nëpër një zonë rurale të qarkut Bollinger, rreth 50 milje (80 kilometra) në jug të St. Louis, tha Sgt. Clark Parrott i Patrullës së Autostradës së Shtetit të Missourit.

Ai tha se ajo shkaktoi “plagosje të shumëfishta dhe vdekje të shumta”, teksa më pas u konfirmuan të paktën 4.

“Dëmi është mjaft i përhapur. Është thjesht zemërthyese ta shohësh atë”, tha Parrott.

Ai ka treguar se një operacion kërkimi dhe shpëtimi që përfshin agjenci të shumta ishte duke u zhvilluar dhe se ekuipazhet duhej të përdornin sharrë për të prerë pemët për të arritur në disa shtëpi.

Justin Gibbs, një meteorolog i Shërbimit Kombëtar të Motit në Paducah, Kentucky, tha se tornado qëndroi në tokë për rreth 15 minuta, duke udhëtuar rreth 15-20 milje (24-32 kilometra).