Grabitja me armë në Kamzë, lihet në qeli 35-vjeçari

107
Sigal

Gjykata e Tiranës la në burg pa afat shtetasin Saimir Karoshi, i cili dy ditë më parë u arrestua si një nga autorët e grabitjes armë në një servis makinash në Kamzë.

Karoshi bashkë me një tjetër shtetas të shpallur në kërkim, i morën pronarit të servisit orën e dorës dhe varësen që kishte vënë, duke e kanosur atë me armë zjarri.

35-vjeçari para hetuesve ka pranuar se pas ngjarjes ka larguar me makinë shtetasin e shpallur në kërkim, por thotë se nuk ka qenë pjesë e grabitjes.

Në banesat e dy të dyshuarve u gjetën 3 ora dore, 2 varëse dhe 2 byzylykë floriri, me vlerë të konsiderueshme, si dh një sasi municioni luftarak.