Nis samiti i G7, në qendër të takimit politikat e Trump

563
Krerët e financave të G7 kanë nisur takimin dy ditor, I cili këtë vit mbahet bari të Italisë, duke shpresuar të dalin me një pasqyrë më të qartë mbi politikat që presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald trump ka thënë se do të ndërmarrë dhe që prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë ekonominë evropiane.

Agjenda zyrtare për Grupin e Shtatë ministrave të financave dhe bankierët qendrorë fokusohet në pabarazinë, rregullat ndërkombëtare të taksave, sigurinë kibernetike dhe bllokimin e financimit të terrorizmit.

Megjithatë, shumë pjesëmarrës do të kërkojnë nga Sekretari i Thesarit i Shteteve të Bashkuara Steven Mnuchin të vlerësojnë synimet e SHBA-së për çështjet ku Trump ka kërcënuar të shqetësojë konsensusin e grupit: proteksionizmin dhe ndryshimet klimatike.

Deklarata përfundimtare nga Bari do të përsërisë një paralajmërim kundër zhvlerësimeve konkurruese, thanë zyrtarët italianë, siç bëri G20 në muajin mars, duke rrëzuar frikën se administrata e re e SHBA mund të dobësojë frontin e bashkuar të G20 në politikën globale të monedhës.

Në vigjilje të këtij Samiti, Ministri italian i Ekonomisë e Financave Pier Carlo Padovan, ka deklaruar se Italia do t’i propozoj vendeve të G7 idenë e emërimit të një Ministri unik të ekonomisë për Eurozonën.

“Kjo është një ide e hershme e qeverisë italiane, është shprehur ai. Është e nevojshme emërimi i një Ministri unik për ekonominë e Eurozonës për të koordinuar politikat e saj në tërësi e jo vetëm politikat kombëtare.” 
Sigal