Agim Jazaj: Përfaqësues apo shpërfaqësues?!…

882
Këshilltarët e Këshillit të bashkisë Selenicë dhe shfaqja e tyre.
-Në 4 mbledhjet e thirrura këshilltarët e majtës, kanë penguar mosdhënien e ndihmës ekonomike për shtresat në nevojë, e cila realizohet me të ardhurat e bashkisë.
-Mospjesëmarrja e tyre dogji edhe 20 bursa për studentët që ndjekin studimet e larta.
-Kanë bllokuar investimet e filluara; nga qendra e bashkisë Selenicë, infrastrukturën rrugore, krijimin e hapësirave publike, ristrukturimin e shkollave, të ujsjellësve, akseve rrugore, në gjithë hapësirën e njësive administrative, etj
*Asnjë regjisor, qoftë dhe me performancë sipërore, nuk do mund të realizonte këtë shfaqje kaq qesharake, sa dhe groteske…
Sepse: Opinioni publik i kësaj bashkie, ai vlonjat dhe më gjerë, ai shqiptar, është i njohur me aktet qesharake të kësaj shfaqjeje: 

Me dështimin e 4 mbledhjeve të Këshillit të Bashkisë, përgjatë këtij viti, për mungesën e këshilltarëve, mos plotësimin e kuorumit, pra dhe të dështimit të mbledhjeve- të komentuara me zë dhe figurë përpara opinionit të gjerë publik, kamerave, mediatikës edhe nga kryetari i Këshillit të Bashkisë Dritan Pashaj etj. 

Dhe…“pikërisht ata që duhet të mbajnë përgjegjësi për penalizimin e këtij komuniteti, bëjnë akuza“- tha në shpjegimin, argumentimin e përsëritur dhe të arsyetuar edhe kryebashkiaku, Përparim Shametaj! 

Si i thonë atij llafit të moçëm …:“Të hedh të sajat”… 
Çudi e ditës, kë nuk çuditi këto ditë, jo vetëm në rrethinat e bashkisë Selenicë, në Vlorë, por dhe përtej kësaj harte. Kush e pa dhe nuk u pataks, sa dhe shqyen sytë, duke parë, ndjekur e analizuar këtë akt sa; absurd dhe qesharak, me rigjisor sa diletant dhe të keqpërdorur- ishte dhe testimi i gjithë atyre që e panë skenën dhe njihnin rrjedhën.
 
Një grup këshilltarësh të së majtës politike, të këshillit të Bashkisë Selenicë, u shfaqën në mënyrë të fshehtë, (u komentua) si i thonë llafit, kaçak, të mbledhur, pa bërë me dije askënd nga institucioni i 

Bashkisë, as kryebashkiakun, po as dhe protokollistja nuk kishte dijeni, të cilën e përgojuan ndonjëri prej këshilltarëve, të kësaj bashkie! 

Me shfaqjen e tyre të radhës këshilltarët që kishin munguar në 4 mbledhjet rikonfirmuan dhe u rishpalosën në të vërtetë, jo si përfaqësues, por si shpërfaqësues, sa dhe abuzues- ishte edhe komenti i njerëzve me haberin minimal, prej këtyre njerëzve, të cilët i kanë zgjedhur me votë dhe janë kthyer në abuzues të votës, ndaj të cilëve kërkojnë dhe shpresuan përfaqësim dhe jo abuzim e keqpërdorim të tyre nga politika e rrënim rrëmbimit dhe e abuzim-kriminalizimit, të cilët i keqpërdor si; abuzues të këtij komuniteti. 

Opinioni publik është i njohur me mos mbledhjen, në mbledhjet, pra për mungesën pikërisht të këtyre këshilltarëve, që sipas ligjit me këto mungesa, u ka përfunduar edhe mandati i përfaqësimit, të cilët u kanë sjellë edhe mandatën zgjedhësve të tyre, me mos miratimin e Buxhetit, të Ndihmave ekonomike, Bursave, Dëmshpërblimeve, etj! 

Pra, në katër mbledhjet e thirrura për miratimin e buxhetit të kësaj Bashkie si Vendimmarrja më e rëndësishme, po ata të djeshmit, nuk kanë marrë pjesë në mbledhjet e thirrura, të zhvilluara dhe të dështuara të këtij këshilli.

Mbledhjet e dështuar për mungesën, mosplotësimin e kuorumit të këshilltarëve të këshillit bashkiak të Bashkisë Selenicë, nuk janë një e dy, por disa.

Janë thirrur sipas ligjit dhe të protokolluara për miratimin e projekt- buxhetin, dhënien e ndihmave ekonomike, ndarjen e bursave, të dëmshpërblimeve, etj. 

Mbledhjet e këshillit Bashkiak, kanë dështuar po nga këta këshilltarë!

Ja dhe mbledhjet e thirrura, të organizuara dhe të dështuara, në datat: 
03. 02. 2017- ka qenë mbledhja e këtij këshilli, e realizuar 
17. 02. 2017- mungesë të këshilltarëve, mos plotësim kuorumi 
06. 03. 2017- mungesë të këshilltarëve, mos plotësim kuorumi
31. 03. 2017-mungesë të këshilltarëve, mos plotësim kuorumi 
12. 04. 2017 –mungesë të këshilltarëve, mos plotësim kuorumi
Për mungesën pikërisht të këtyre këshilltarëve, kanë dështuar jo pak, por 4 mbledhje të këtij këshilli!

Pra, janë këto mbledhje, të këtij Organi, të organizuara, publikuara, por dhe të dështuara pikërisht nga këta përfaqësues- shpërfaqësues, abuzues duke abuzuar e mos marrë pjesë në këto mbledhje. Për rrjedhojë, duke mos u miratuar Buxheti, si dhe pa u ndarë ndihma ekonomike, bursat, pagat për kryepleqtë, si dhe pretendonin, çirreshin këta këshilltarë dje, duke harruar që ishin po këta shkaktarët e kësaj pengese. 

Kanë qenë pikërisht këta këshilltarë me emër dhe mbiemër të evidencuar dhe të shënuar në protokoll dhe të njohur edhe nga opinioni i gjerë, në 4 mbledhjet e dështimit, të thënë edhe nga kreu i këtij këshilli- Dritan Pashaj etj. 

Shkatarët e këtij ngërçi të stërzgjatur, sa dhe të qëllimshëm janë pikërisht këta këshilltarë, të njohur publikisht edhe nga opinioni i gjerë i kësaj bashkie, të cilët e dallojnë lehtësisht e ndajnë grurin nga egjëra!
Sigal