Të paktën 52 persona janë vrarë dhe rreth 200 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një avioni luftarak nigerian, gabimisht bombardoi një kamp refugjatësh me njerëz të zhvendosur në verilindje të shtetit Borno.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se gjashtë pjesëtarë të stafit janë vrarë në këtë sulm ajror.
Presidenti Muhammadu Buhari, ushtria e të cilit është duke luftuar militantët e Boko Haram, ka shprehur keqardhje.
Sulmi ka ndodhur në afërsi të kufirit me Kamerunin.
Kjo është hera e parë që ushtria e Nigerisë ka pranuar të ketë bërë një gabim të tillë.