“Të ardhmen e mirë e kemi përpara nesh”- Kurti u drejtohet qytetarëve pasi u bënë 1 vit e gjysmë qeverisje!

117
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, iu është drejtuar qytetarëve në përvjetorin e qeverisjes së tij.

Sigal

Kurti përmes një shkrimi në Facebook, ka numëruar të arriturat dhe sfidat përgjatë 1 vit e gjysmë qeverisje.

“Me punë dhe dije, dinjitet dhe guxim, jemi angazhuar për të arritur rezultatet që na duhen të gjithëve. Pritjet tuaja janë të mëdha, sepse ndryshimi që na duhet është i madh. Por ashtu siç dëshmuam me 14 shkurt të vitit të kaluar, ndryshimi është i mundur vetëm kur secili jep kontributin që i takon sepse Kosova është shteti e vendi ynë i përbashkët. Për progresin që kërkojmë e për Kosovën që ëndërrojmë duhet të punojmë të gjithë pa dallim e me qëllimet më fisnike”, ka shkruar ai ndër të tjera Kurti.