Organet e reja të vetingut janë kthyer në një “etiketë” e keqpërdorur nga Rilindja

1503
Sigal

Pas vendimit politik të prokurorisë për censurën ndaj medias , reagon Federata Europiane e Gazetarve dhe 8 institucionet më të rëndsishme mediatike në botë. Safe Journalists: Ky është një kërcënim i qartë ndaj medias së lirë, asnji urdhër që mund të pengojë informimin e qytetarëve nga gënjeshtrat e zyrtarëve. Ja peticioni i plotë që mbështet lirinë e medias në Shqipëri.

Prokuroria në shkelje të ligjit i bindet politikës dhe kërkon që t’i mbyllë gojën medias duke stisur urdhra për të penguar informimin e qytetarëve. Reagojnë organizatat e medias: Ky është një kërcënim i qartë ndaj medias së lirë.

Në rrethana të tilla, media ka një përgjegjësi profesionale për të trajtuar dhe paraqitur këtë lloj materiali në një mënyrë etike, duke marrë parasysh të drejtën e qytetarëve për privatësi dhe shqetësimet serioze të sigurisë kombëtare.

Menjëherë pas daljes së të dhënave në faqen ruse “HomelandJustice” (Drejtësia e Atdheut) Prokuroria në Shqipëri mori vendimin për të ndaluar mediat, të cilat do të publikonin informacione nga ato të publikuarat tashmë në mediat e huaja. “Në zbatim të vendimit të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të datës 19.09.2022, për sekuestrimin e të dhënave, në kuadër të procedimit penal Nr.5430 të vitit 2022, për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve” bëjnë me dije mediat dhe opinionin publik se: Me vendimin e datës 19.09.2022, Prokuroria ka vendosur ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik, vendim ky në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale “Ndalimi i publikimit të aktit.” Do të deklaronte Prokuroria në njoftimin e saj zyrtar që do të bëhej edhe “ligji”. Në shkelje të plotë të ligjit që parashikon Kushtetuta. Por Prokuroria ishte në shkelje flagrante dhe ky veprim u dënua edhe nga media të huaja. Pasi Prokuroria në vend që të bënte detyrën humb kohën e çmuar duke u përpjekur për t’i mbyllur gojën medias. Ndërsa media deri më tani vetëm sa ka qenë një ndihmë e Prokurorisë duke bërë publike dhe duke e vënë në dijeni për shumë skandale që Prokuroria nuk është as afër zbardhjes së tyre. Një tjetër shkelje është se Prokuroria nuk e ka të drejtën të japë vendime, por vetëm të sugjerojë, ndërsa është Gjykata ajo që vendos edhe në rast se ka pasur një shkelje nga mediat në Shqipëri. Por as në këtë rast nuk ka pasur asnjë, pasi në radhë të parë media duhet të kujdeset dhe të mbrojë edhe burimin nga i cili e siguron një informacion. Ndërsa lajmet që kjo Prokurori këkon t’i mbrojë me kaq fanatizëm janë në fakt kudo në mediat e huaja. A do të ndalojë shqiptarët të lexojnë edhe mediat e huaja, ashtu siç ka ndaluar aksesin në HomelandJustice nga Shqipëria? Por një reagim i ashpër ka ardhur edhe nga ekspertët në vend si dhe nga mediat ndërkombëtare të cilët e kanë dënuar një veprim të tillë.

 

Shoqatat e nënshkruara për lirinë e medias dhe gazetarët shprehin sot shqetësimin e përbashkët për ndalimin e përgjithshëm të publikimit të lëshuar nga autoritetet e prokurorisë shqiptare në lidhje me një grumbull të dhënash të hakuar dhe theksojnë se asnjë gazetar apo media nuk duhet të përballet me sanksione penale për publikimin e informacionit në interes të publikut. Ndërkohë që organizatat tona njohin natyrën e ndjeshme të këtyre rrjedhjeve dhe i nxisin të gjitha mediat në Shqipëri që ta trajtojnë materialin në mënyrë rigoroze etike dhe të përgjegjshme, është jetike që autoritetet shqiptare të veprojnë me kujdes dhe konsideratë të plotë për liritë e gazetarisë të mbrojtura si nga ligjet vendase ashtu edhe ato ndërkombëtare. Më 19 shtator 2022, Prokuroria e Tiranës nxori një “urdhër” që ndalonte të gjitha mediat në Shqipëri të publikonin të dhëna ose informacione nga një cache skedarësh, që ishin hakuar nga serverët dhe sistemet kompjuterike shqiptare dhe më pas kishin rrjedhur në internet. Rrjedhjet e profilit të lartë pasuan një valë sulmesh kibernetike të dëmshme ndaj serverëve dhe sistemeve kompjuterike shqiptare në muajt e fundit nga hakerat e mbështetur nga shteti Iranian, gjë që ka shkaktuar një krizë diplomatike dhe ndërprerje të lidhjeve midis dy vendeve. Sipas raportimeve, pjesa më e madhe e materialit të hakuar përmban informacion të klasifikuar policor dhe korrespondencë të ndjeshme në email, dokumente dhe memorandume midis politikanëve shqiptarë, autoriteteve dhe ambasadorëve të huaj, duke përfshirë dokumente rreth planeve të dyshuara për të vrarë figura të politikës së huaj dhe vendase. Në përgjigje të rrjedhjeve të fundit, Prokuroria e Tiranës lëshoi urdhrin dhe paralajmëroi se mediat që shkelin këtë urdhër do të përballen me hetimin penal sipas neneve 103, 208 dhe 304 të kodit penal. Kjo përfshinte publikimin në mediat audio-vizuale, të shkruara dhe online, si dhe në mediat sociale. Faqet ëeb të lajmeve që publikonin të dhëna do të bllokoheshin më pas. Informacioni u shpërnda fillimisht nëpërmjet një postimi në llogarinë e Policisë së Shqipërisë në Facebook. Organizatat tona e njohin ashpërsinë e këtyre sulmeve kibernetike dhe natyrën e ndjeshme të të dhënave të nxjerra. Në rrethana të tilla, media ka një përgjegjësi profesionale për të trajtuar dhe paraqitur këtë lloj materiali në një mënyrë etike, duke marrë parasysh të drejtën e qytetarëve për privatësi dhe shqetësimet serioze të sigurisë kombëtare. Megjithatë, pavarësisht nga burimi i materialit ose qëllimi i atyre që qëndrojnë pas sulmeve, gazetarët kanë përgjegjësinë të vlerësojnë vërtetësinë dhe natyrën e interesit publik të informacionit të rrjedhur, si dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar për çështje të rëndësishme. Përgjigja e Prokurorisë së Tiranës për të kufizuar në mënyrë të njëanshme çdo raportim mbi informacionin e rrjedhur, pa marrë parasysh interesin publik, ngre shqetësime serioze për shkelje të pajustifikuara të lirisë së shtypit, e cila tashmë është në qendër të vëmendjes në Shqipëri. Kërcënimet për hetime penale dhe bllokimi i faqeve të internetit për mediat apo gazetarët që shkelin urdhrin e ndalimit do të kenë ndërkohë një efekt censurues në raportim dhe mund të hapin derën për kriminalizimin e veprimtarisë legjitime gazetareske. Asnjë gazetar, redaktor apo botues në Shqipëri nuk duhet të ndiqet penalisht për publikimin e informacionit të saktë mbi një çështje me interes publik. Për më tepër, roli i Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) – dy organe të pavarura – në monitorimin e ekosistemit mediatik për shkelje të mundshme në emër të Prokurorisë ngre gjithashtu shqetësime të qarta. Duke vijuar, organizatat tona u bëjnë thirrje autoriteteve hetuese dhe qeveritare në Shqipëri të shmangin marrjen e çdo hapi të mëtejshëm që cenon ushtrimin e gazetarisë së përgjegjshme ose rrezikon lirinë e gazetarëve që publikojnë materiale me interes publik. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën në ditët në vijim dhe t’i përgjigjemi zhvillimeve të mëtejshme.

Nënshkruar nga:

ARTICLE 19 Europe – Artikulli 19 Evropë

European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF) – Qendra Evropiane për Lirinë e

Shtypit dhe Medias (ECPMF)

European Federation of Journalists (EFJ) – Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ)

Free Press Unlimited (FPU) – Shtypi i lirë i pakufizuar (FPU)

International Press Institute (IPI) – Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI)

OBC Transeuropa (OBCT) – OBC Transeuropa (OBCT)

Reporters Without Borders (RSF) – Reporterët pa Kufij (RSF)

SafeJournalists Netëork – Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt