Ngadalsimi i rritjes në tregjet ndërkombëtare, FMN qetëson Kinën: Nuk është krizë

414
Tregjet aziatike kanë pësuar rënie të thellë, si pasojë e frikës së krijuar nga ngadalësimi i ekonomisë kineze. Analistët thonë se masat e marra nga qeveria e Kinës nuk po qetësojnë tregjet, ndërsa investitorët kanë paralajmëruar se nëse kjo situatë vijon, atëherë ata do të ndalin investimet. Por sipas FMN është munduar të qetësojë tregjet ndërkombëtare duke nënvizuar se ekonomia e Kinës nuk është në krizë.
Ngadalësimi i rritjes ekonomike të Kinës ka tronditur bursat aziatike që janë hapur këtë fillim jave me rënie. Nikkei e Japonisë shënoi rënie për të katërtën ditë me radhë duke prekur nivelin më të ulët në pesë muajt e fundit.
Edhe bursa koreano jugore pësoi humbje, ndërsa efektet janë ndjerë edhe në tregun Australian ku u regjistrua rënia me e thellë që prej shtatorit 2011.
Ndërkohë bursa e Kinës pësoi humbje të mëdha ndërsa investitorët shprehën zhgënjim për mungesën e likuiditetit për shkak të mosveprimit të bankës qendore. Ata thanë se nëse situata vijon e tillë, do të humbasin besimin dhe interesin për të investuar në ekonominë kineze. Sipas investitorëve tregu kinez po synon të eleminojë klasën e mesme .
Situata e krijuar në tregun kinez të aksioneve ka dhënë ndikim edhe në bursën e Wall Street-it ku u shënua rënia më e thellë në 4 vitet e fundit.
Sipas analistëve, qeveria e Kinës nuk po arrin të qetësojë tregjet pavarësisht se gjatë muajve të fundit ka hedhur në treg likuiditet me shumicë dhe pavarësisht vendimit të bankës qendrore për të zhvlerësuar monedhën vendase me qëllim rritjen e eksporteve.
Gjatë fundjavës Fondi Monetar Ndërkombëtar bëri deklarata qetësuese për të shmangur një përphapje më të gjerë paniku mes tregjeve.
Sipas FMN-së ngadalësimi ekonomik i Kinës nuk mund të konsiderohet si krizë por si një rregullim i nevojshëm i ekonomisë.
Kina, që është ekonomia e dytë më e zhvilluar në botë, shënoi në tremujorin e dytë të këtij vit një rritje me 7%, shifra më e ulët që prej 2009-ës. Më 2014 rritja ekonomike e kinës arriti në 7.4%.
Sigal