Nga prostitucioni, te pornografi me fëmijët dhe grabitja. Dëbohet nga Italia 41-vjeçari shqiptar, i dënuar për vepra të rënda penale

226
Sigal

Një 41-vjeçar shqiptar me inicialet M.N. është dëbuar nga Italia.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte dënuar me 10 vite e 10 muaj burg dhe me një gjobë prej 90 mijë euro në Teramo, u dëbua pasi cilësohej me rrezikshmëri të lartë.

41-vjeçari ishte dënuar për prostitucion, pornografi me fëmijët, rrëmbime, vjedhje dhe emigracion të paligjshëm, pasi ishte pa leje qëndrimi.

Me një shoqërim të përforcuar, duke pasur në konsideratë rrezikun e ndonjë plani të mundshëm për arratisje, ai është dëbuar për në Shqipëri.