Koronavirusi/ Spanjë, në 24 orë shënohen 864 viktima. Paketë 700 mln euro për familjet dhe bizneset e goditura

272
Sigal

Spanja ka kapërcyer 100,000 raste të konfirmuara të koronavirusit, sipas deklaratave të zyrtarëve të shëndetësisë bërë gjatë ditës së sotme.

Sipas shifrave zyrtare, Spanja gjithashtu arriti një numër të ri të lartë të vdekjeve njëditore midis të martës dhe të mërkurës, me një total prej 864 vdekjesh.

Vendi tani ka regjistruar 102,136 raste te prekurish dhe 9,053 vdekje ne total.

Shefi i urgjencës shëndetësore, Fernando Simon, i cili u testua pozitiv, pra me koronavirus të hënën, tha se Spanja nuk ka gjasa të ketë nevojë për masa të mëtejshme kufizuese, përveç atyre që janë paralajmëruar tashmë.

Për të qetësuar frikën për ekonominë e vendit dhe për të mbrojtur ekonomine e popullsisë gjatë kohës së izolimit, Spanja u ofroi ndihmë familjeve dhe ndërmarrjeve të vogla një ditë më parë.

Qeveria miratoi një paketë ndihme prej 700 milionë euro, e cila do te mbulojë të papunët, punëtorët që janë pushuar përkohësisht ose kanë humbur orë pune, persona të vetëpunësuar me të ardhura të ulëta, njerëz që kanë humbur kontrata afatshkurtra dhe punëtorë vendas që u është dashur të qëndrojnë në shtëpi.

Një moratorium për pagesat e hipotekës përfshiu edhe vetëpunësuarit, ndërkohë që u theksua se disa kontrata të qirave do të rinovohen automatikisht.

Zëvendëskryeministri Pablo Iglesias apeloi për të drejtën kushtetuese të Spanjollëve për strehim.

Qeveria deklaroi gjithashtu një pushim gjashtëmujor për pagesat e sigurimeve shoqërore për bizneset e vogla dhe të vetëpunësuarit.