Nga Donald Trump tek Angela Merkel, ja si e uruan liderët e botës Presidentin e Francës

512
Presidenti i 25-të i Francës është Emmanuel Macron. Sipas sondazheve ai fitoi me 65.5% të votave përballë kundështares populiste, Marine Le Pen, me vetëm 35,5%. “Sot hapet një faqet e re shprese dhe besimi,” ishte deklarata e parë e Presidentit Macron. Të shumtë ishin liderët dhe zyrtarët botërorë që përgëzuan Macron për fitoren.
Donald Trump – Presidenti i SHBA-së
“Përgëzime Emmanuel Macron për fitoren tënde të madhe sot, dhe për zgjedhjen si Presidenti i ardhshëm i Francës. Me zor po pres të punojmë bashkë”
Theresa May – Kryeministrja e Anglisë
“I kam shprehur Macron të gjitha urimet e mia më të mira. Prioritetet tona do të jenë të përbashkëta”.
Francois Hollande – Ish-Presidenti i Francës
“Ky është momenti që vendi ynë të vazhdojë sukseset. Sfida më e madhe është ribashkimi, dhe të vazhdojë rruga për progresin e drejtësisë shoqërore”
Donald Tusk – Presidenti i Këshillit Europian 
“Përgëzime Emmanuel dhe francezëve që zgjodhën Lirinë, Barazinë dhe Vllazërinë dhe që i thanë jo tiranisë”.
Paolo Gentiloni – Kryeministri i Italisë
“Urraaa! Macron President. Një shpresë e rilindur për Europën,”
Matteo Renzi – Ish-kryeministri i Italisë
“Fitorja e Macron shkruan një faqe të jashtëzakonshme të re të shpresës për Francës dhe Europës. Përpara”
Angela Merkel – Kancelarja e Gjermanisë
“Urimet më të përzemërta për Emmanuel Macron. Fitorja e tij ishte një fitore për Europën e bashkuar”.
Marine Le Pen – Fronti Nacioal
“Francezët votuan vazhdimësinë, urime Macron”
Ditmir Bushati – Ministër i Jashtëm i Shqipërisë
“Shumë urime Emmanuel Macron për fitoren! Një lajm i mirë për Francën, Europën e natyrisht edhe për ne shqiptarët që aspirojmë të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian”
Sigal