New Jork, në 2018 do të ndërtohet parku i parë nëntokësor

332
I pari park nëntokësor do të ndërtohet në Neë York në vitin 2018. I ideuar nga James Ramsey dhe Dan Barasch, parku nëntokësor do të ndërtohet në një stacion të braktisur metroje në lindje të Manhattan. Sipërfaqja që do të përdoret për parkun do të jetë rreth 4 mijë metra katrorë dhe me thellësi 4.5 metra. James Ramsey, arkitekt dhe ish inxhinier i NASA-s dhe Dan Barasch, sipërmarrës social, me ndihmën e aktores së njohur në serialin “Girls” Lena Dunham, kanë arritur të mbledhin 223 mijë dollarë, nga 25.640 kontribues.
Për të ndriçuar parkun, projektuesit kanë si qëllim që të përdorin dritën natyrale, e cila do të magazinohet nga një sistem me reflektorë solarë të instaluar në pallatet që ndodhen pranë ish stacionit të metrosë, të cilat do të përçojnë dritën nëpërmjet fibrave optike. Përmes sistemit të pasqyrave, drita do të projektohet në kupolën e parkut. Drita do të bëjë të mundur që pemët dhe lulet të rriten pa problem.
“ Vizioni ynë, është ai i një parku të bukur që ofron një hapësirë të gjerë nëntokësore, në një nga zonat më të populluara urbane. Gjithashtu parku do të jetë një atraksion kulturor. Kjo është një sfidë e madhe për ne, për shkak se është një projekt i dizajnit publik. Uroj që projekte të tilla të ketë gjithmonë”,- shprehet ish inxhinieri i NASA-s James Ramsey. 
Sigal