Greqi, deputetët do të votojnë për një plan të ri shpëtimi

470
Deputetët grekë po përgatiten të votojmë nëse do të mbështesin apo jo propozimet e reja të kryeministrit grek, Aleksis Tsipras, për të siguruar një shpëtim të tretë
Propozimet kanë si qëllim zhdukjen e kolapsit financiar dhe parandalimin e një daljeje të mundshme nga Eurozona.
Ministrat e financave të eurozonës do të shqyrtojnë planet e reja, që përfshijnë shkurtimet e pensioneve dhe rritjen e taskave, përpara samitit të plotë të BE-së që do të zhvillohet të dielën, më 12 korrik.
Plani i ri i Tsiprasit përmban shumë element që u refuzuan në referendumin e të dielës së kaluar. Ka gjasa që ai të përballet me kundërishtimin e të majtëve të vetë partisë së tij Syriza.
Megjithatë, një zëdhënës parlamentar i Syriza-s, Nikos Filis, tha se ai ishte optimist se deputetët do t’i jepnin qeverisë mandatin për të negociouar për paketën e re të shpëtimit.
Koalicioni qeverisës ka 162 vende nga 300 në parlament dhe gjithashtë ka mbështetjen e shumë deputetëve të opozitës.
Kryeministri grek mblodhi një takim të partisë Syriza përpara debatit parlamentar. Një zyrtar i qeverisë e citoi atë duke thënë se referendum i kishte dhënë atij një mundësi për të kërkuar një marrëveshje më të mirë, por jo duke u larguar nga zona euro.
Tsipras do ketë shumë kritika, sepse ai premtoi se do t’i jepte fund kursimit dhe pas fitores së JO-së në refendum, duke se po shkon kundër çdo premtimi.
Kryeministri Helen paraqiti propozimet e tij tek kreditorët e Komisionit Europian, Banka Qëndrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe masat e paraqitura në dokument përfshinin:
– Rritje taksash për kompanitë e anijeve
– Unifikimin e normave standard të TVSH-së në 23%, përshi resotrantet dhe hoteleritë
– 300 mln euro, shkurtime të shpenzimeve të mbrojtjes nga viti 2016
– Privatizimi i porteve dhe shitja e aksioneve të mbetura të telekomit OTE
– Heqjen e taksës 30% për ishujt më të pasur
Sigal