Edhe danezët reagojnë të shokuar për tre pikët e dhëna Shqipërisë

403
Sigal

Vendimi i Arbitrazhit Sportiv nuk ka shokuar vetëm serbët, por edhe danezët. Mediat e këtij vendi shkruajnë se ky nuk është një vendim për Danimarkën. Kjo, duke qenë se tashmë Shqipëria është me pikë të barabarta me Danimarkën dhe për më tepër ka një ndeshje më pak. Sipas tyre, për Danimarkën tashmë do të jetë shumë e vështirë për t’u kualifikuar në Europian. Mediat daneze ishin të parat që dhanë vendimin e CAS. Ato shkruajnë se CAS ishte përballë fakteve të forta. Por, sipas tyre, ndryshe nga herët e tjera, kur CAS nuk i kthente lehtësisht vendimet e marra nga UEFA, në rastin e Shqipërisë bëri të kundërtën. Frika më e madhe e Danimarkës është se edhe nëse fiton në ndeshjen e ardhshme ne Shqipërinë, mund të renditet poshtë nesh.