Në Shtëpinë e Bardhë punon edhe një tranvestit

525
Pjesë e ekipit të Shtëpisë së Bardhë është bere edhe një tranvestit.  Kjo është konfirmuar nga zyrtarët e saj, ndërsa mësohet se tranvestiti është punësuar me kohë të plotë, raporton BBC. Mësohet se Raffi Freedman-Gurspan filloi të punonte si drejtor rekrutimi në terren për stafin presidencial ditën e djeshme (18 gusht).
Kjo është lëvizja e fundit e Barack Obama-s në mbështetje të komunitetit LGBT (lesbike, gej, biseksual, transeksual). “Raffi Freedman-Gurspan demonstron llojin e lidershipit të kësaj administrate kampionësh,” tha Valerie Jarret, një këshilltare e lartë e presidentit. Gurspan më parë punonte si këshilltare në Qendrën Kombëtare për Barazinë Transeksuale (NTCE). Emërimi i saj në Shtëpinë e Bardhë u përshëndet si hap i rëndësishëm nga anëtarët kryesorë të komunitetit LGBT.
Sigal