Vrasja e gruas, Disha: E mbyta se më tregoj që më kishte tradhtuar

368
TIRANË – I penduar para policisë Shkëlqim Disha ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij duke dekalruar se shkaku ka qenë tradhëtia nga ana e saj para disa kohësh. Sipas dëshmisë së dhënë prej tij në polici, por edhe nga dëshmitarë nga vendngjarja, gjithçka ka nisur pasi gruaja është e treguar më e sinqertë nga sa duhej ndoshta duke i treguar për tradhëtinë e saj.
Tiranë, burri mbyt gruan me rrip pantallonash për xhelozi 
Një 37 vjeçar ka vrarë me rripin e pantallonave gruan e tij 31 vjeçare, pasi burri dyshonte se gruaja e tij e tradhëtonte. Sipas policisë bëhet me dije se krimi në familje ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Shëngjergj të Tiranës. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, autori i krimit të rëndë Shkëlqim Disha ka telefonuar në polici për të kërkuar ndihmë. Ndërkaq, uniformat blu të mbërritura në vendin e ngjarjes e kanë gjetur 31 vjeçaren, Rezmie Disha të pajetë dhe menjëherë pas kësaj ngjarjeje, policia vuri në pranga edhe autorin e saj Shkëlqim Disha.
Ngjarja
Çifti i bashkëshortëve Disha fillimisht kanë qenë duke u konfliktuar me njeri-tjetrin e më pas 37 vjeçari ka kryer edhe aktin e rëndë. Burime nga policia thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se Shkëlqim Disha kishte marrë vesh nga disa fqinjë të tij se bashkëshortja e tij e tradhëtonte. Pas kësaj, burri ka nisur edhe debatin me gruan e tij, por kjo e fundit nuk ka pranuar asgjë nga ato që kishin filluar të qarkullonin nëpër lagje. Në debat e sipër, mësohet se burri ka hequr rripin e pantallonave dhe më pas ka vrarë nënën e dy fëmijëve të tij.
Dëshmia
Pas këaj ngjarjeje, 37 vjeçari ka telefonuar policinë në mënyrë që këta të fundit t’i vinin në ndihmë. Më pas, burri u shoqërua në ambientet e drejtorisë së policisë dhe dhe pasi është marrë në pyetje nga grupi hetimor ka thënë se nuk donte që të vriste nënën e fëmijëve të tij. “Nuk doja që ta vrisja Rezmien. Doja vetëm që ajo të më tregonte të vërtetën pasi unë u bëra shumë xheloz, por situate më doli nga duart”, mësohet të ketë thënë në deklaratën e tij 37 vjeçari Shkëlqim Disha. 
Sigal