Ndryshimet klimatike/ Mbretëria e Bashkuar përjetoi qershorin më të nxehtë në histori

46
Sigal

Mbretëria e Bashkuar ka përjetuar qershorin më të nxehtë në histori.

Temperatura mesatare mujore prej 15.8C (60.4F) tejkaloi temperaturën mesatare më të lartë të muajve qershor të mëparshëm, të regjistruar në vitet 1940 dhe 1976, me 0.9C.

Shkencëtarët deklaruan se ndryshimet klimatike dyfishuan shansin për tejkalimin e rekordit të mëparshëm.

Rekordet u thyen në 72 nga 97 rajone në Mbretërinë e Bashkuar, nga ku mblidhen të dhënat për temperaturën.

Përveç rekordit të përgjithshëm të qershorit në Mbretërinë e Bashkuar, Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut regjistruan qershorin më të ngrohtë që nga fillimi i mblidhjes së të dhënave nga Met Office në vitin 1884.

“Një rritje prej 0.9C mund të mos duket shumë, por është vërtetë e rëndësishme sepse ka marrë parasysh temperaturën mesatare të ditës dhe natës për të gjithë Mbretërinë e Bashkuar,” deklaroi Paul Davies, kryemeteorologu i Met Office për BBC News.