Ndërron jetë në moshën 59-vjeçare ish-deputeti i parlamentit të Kosovës, Kujtim Paçaku

597
Sigal

Kujtim Paçaku, ish-deputet i parlamentit të Kosovës nga radhët e komunitetit rom, ndërroi jetë të enjten në moshën 59-vjeçare.

Zoti Paçaku njihej për angazhimin e tij për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit rom në Kosovë.
Ai lindi në mars të 1959, në Prizren. Para se të përfshihej në politikë, punoi si arsimtar në një shkollë fillore ndërsa më vonë punoi edhe si gazetar, ndërsa ishte i njohur si poet.

Së fundmi zoti Pacaku ishte shpallur ambasador i paqes në një konferencë për kulturë dhe paqe në Ballkan.

Duke dhënë lajmin për vdekjen e zotit Paçaku, kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se “me angazhimin e tij të sinqertë politik, me kulturën e pasur prej poeti që posedonte, Kujtimi ishte zëri më autentik i qytetarëve romë të Kosovës dhe na ka nderuar të gjithëve”.