Ndërron jetë 20 – vjeçari, u masakrua nga shqiptarët

439
Sigal

Emanuele Morganti, i riu i cili u masakrua nga një grup të rinj shqiptarësh, ka ndërruar jetë pasditen e së dielës në një spital në Romë.
20 – vjeçari iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, por fatkeqësisht dëmtime e marra për shkak të grushtave, shkelmave e shufrës së hekurit kanë qenë fatale për të riun nga Frosinone.
Sipas italianes “Corriere della Sera”, Emanuele kishte pësuar fraktura të shumta në kafkë e qafë, ndërsa goditja me hekur i kishte shkaktuar atij hemoragji cerebrale.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02:00 të natës të së premtes, në qendër të Alatrit.
20 – vjeçari ndodhej në një lokal me të dashurën e tij kur u përfshi në një debat me një të ri shqiptar. Në këtë moment kanë qenë pronarët e lokalit që i kanë nxjerrë jashtë. Por i riu italian nuk e dinte që shqiptari kishte thërritur miqtë për ndihmë.
Me të dalë jashtë në rrugë shpërtheu një sherr mes dy grupeve të të rinjve, shqiptarë e italianë. 
Të paktën 9 persona janë personat e dyshuar nga policia si autorë të kësaj ngjarjeje të rëndë. Ata janë shoqëruar në polici ku po merren në pyetje, ndërsa dëshmitarë të shumtë kanë rrëfyer ngjarjen e rëndë.