Ndërpritet seanca për votëbesimin e qeverisë Zaev, opozitës i ikën një votë nga Lëvizja “Besa”

145
Sigal

Në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut është ndërprerë seanca për mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë.

Edhe pse opozita deri dje kishte 61 deputetë të deklaruar pro rrëzimit të Qeverisë, sot njëri prej deputetëve të Lëvizjes ‘Besa’ nuk është paraqitur në seancë.

Kastriot Rexhepi nga Lëvizja ‘Besa’ përmes profilit të tij në Facebook njoftoi shkurt se nuk do të votojë për rrëzimin e Qeverisë, për shkak të mundësisë të hapjes se bisedimeve me BE-në.

Por kryetari i Besës Bilall Kasami tha se ka dyshime që deputeti Kastriot Rexhepi është ndaluar kundër vullnetit të tij.