Ndaluan makinën për kontroll, qëllohen për vdekje dy policë

166
Sigal

Dy oficerë policie janë qëlluar sot për vdekje në perëndim të Gjermanisë në një ndalim të zakonshëm të automjeteve në autostradë, raportojnë autoritetet.

Sot rreth orës 04:20 të mëngjesit oficerët kishin ndaluar një makinë pranë qytezës së Kusel në Rhineland-Palatinate, pranë kufirit me Francën.

Por tragjikisht oficeri mashkull 29-vjeçar dhe oficerja femër 24-vjeçare me të, u qëlluan për vdekje në vendngjarje. Kjo e fundit ende studionte në akademinë e policisë.

Një operacion madhor ka nisur në vend për kapjen e autoreve.

Rrugët në zonë ishin të mbyllura teksa autoritetet kanë nxitur njerëzit të mos marrin njerëz nga rruga, duke thënë se të paktën një i dyshuar është i armatosur. Kërkimet janë zgjeruar gjithashtu në landin fqinjë Saarland.

Shumica e detajeve të incidentit janë ende të pqarta dhe policia ende nuk ka sugjerur një motiv për ngjarjen, edhe pse komentuesit thonë se mund të mos ketë një të tillë.

E përditshmja gjermane Bild  tha se oficerët e ndjerë kishin dërgur dy mesazhe radio nga rruga ku ndodheshin.

Në të parin ata thonin se kishin ndaluar një automjet të dyshuar ku kishin zbuluar në bagazh një kafshë të ngordhur gjahu.

Në mesazhin e dytë dramatik, pak pas të parit thuhej: “Po na qëllojnë!” dhe më pas kontakti ishte ndërprerë.

Kur arritën përforcimet oficerja femër kishte vdekur, ndërsa kolegu i saj vdiq pak më vonë.

Sabrina Kunz, kryetare e sindikatës së policisë, the se mendimet e tyre janë me të afërmit dhe kolegët e tyre të vdekur.

“Jemi të shokuar nga kjo që ka ndodhur. Të gjithë oficerët e policisë janë duke jetuar një makth”, tha ajo. Kërkimet vazhdojnë.