Ndahet nga jeta ish-Presidenti komunist i Kubës, Fidel Castro

419
Sigal

 

 

Ka ndërruar jetë në moshën
90-vjeçare ish Presidenti komunist i Kubës Fidel Castro. Komandanti suprem i
revolucionit kubanez vdiq mbrëmjen e së premtes rreth orës 22:29 minuta.

 

Lajmi është njoftuar nga
televizioni shtetëror i Kubës.

 

Fidel  Castro vendosi Kubën si një shtet
një-partiak, duke qeverisur për gati 50 vjet, kur edhe ai i dorëzoi pushtetin
vëllait të tij Raul Castro në vitin 2008.

 

Mbështetësit e tij e kanë
vlerësuar si një udhëheqës që i ka kthyer Kubën popullit, ndërsa kundërshtarët
e akuzojnë se ka shtypur në mënyrë brutale opozitën.

 

Presidenti Raul Castro i tha
kombit, në një transmetim televiziv natën vonë në televizionin shtetëror se
Fidel Castro kishte vdekur dhe do të digjej të shtunën.

 

Që sot, në ishull do të ketë disa
ditë zie kombëtare.

 

Në muajin prill, Fidel Castro
mbajti një fjalim të rrallë në ditën e fundit të kongresit të Partisë Komuniste
të vendit.

 

Ai pranoi moshën e tij të thyer,
por tha se konceptet komuniste kubane ishin ende të vlefshme dhe populli kuban
“do të jetë fitimtar”.