Përplasja e GermanWings: Gjendet regjistruesi i dytë në Alpet Franceze

437
Prokurori i Marsejës ka bërë të ditur së është është gjetur regjistruesi i dytë i fluturimit A320 i GermanWings që u rrëzua në Alpet Franceze javën e kaluar. Zë regjistruesi u gjet në vendin e rrëzimit të avionit më 24 mars.
Regjistrimet e para të marra nga “kutia e zezë” tregonin se ndihmës piloti, Andreas Lubitz kishte rrëzuar me qëllim avionin. Avioni po udhëtonte nga Barcelona në drejtim të Duseldorfit dhe kishte 150 njerëz në bord.
Prokurorët gjermanë kanë zbuluar se Lubitz kishte hulumtuar metodat vetëvrasëse dhe sigurinë e dyerëve në kabinë. Detajet e të dhënave të fluturimit janë parë si jetike për hetimin mbi aksidentin, ndërsa informacioni përmban informacion mbi kohën e transmetimeve të radios, shpejtësinë e aeroplanit, lartësinë dhe drejtimin.
Lubitz filloi zbritjen e avionit në orën 09:31 më 24 mars, menjëherë pasi avioni A320 kishte bërë kontaktin përfundimtar me kontrollin e trafikut ajror. Ndërsa pas tetë minutash avioni u rrëzua në një mal në alpet franceze. 
Sigal