Mustafa e Hahn në konferencë: Dialogu me Serbinë obligim

418
Komisioneri për politika të zgjerimit të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ndodhet sot në Kosovë.
Takimi i parë u bë me kryeministrin Isa Mustafa me të cilën dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp para gazetarëve.
Hahn nënvizoi se vazhdimi i dialogut me Serbinë është obligim ligjor për Kosovën, dhe përcolli një mesazh të qartë për opozitën
Johannes Hahn: “Institucionet duhen respektuar dhe lejuar të funksionojnë në kushte të rregullta dhe produktive. Ligjvënësit e zgjedhur në mënyrë demokratike nuk duhet frikësuar. Duhet të fokusohemi tek implementimi i marrëveshjes së MSA. BE do vazhdojë të ketë rol të fuqishëm në përkrahjen e Kosovës.”
Hahn do të takohet me krerët më të lartë të shtetit, përfshirë presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Isa Mustafa dhe kryekuvendarin Kadri Veseli.
Ai do t’i drejtohet edhe Kuvendit, ndërkohë që deputetët e opozitës, të cilët për dy muaj po bllokojnë zhvillimin e seancave, kanë thënë se nuk do të pengojnë fjalimin e Hahnit.
Vizita e komisionarit evropian vjen pak ditë pasi Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në.
Duke dhënë një lajm të mirë se në fund të këtij viti do të jepet për rekomandimin për liberalizimin e vizave, Komisioneri europian Johanes Hahn nuk dha një datë të caktuar se kur mund të implementohet
Sigal