Mungesa e shoferëve të kamionëve, shkakton krizë në Britani. Mungon karburanti, probleme edhe në supermarkete

202
Sigal

Britania po përjeton një krizë të vërtetë, për shkak të mungesës së shoferëve të kamionëve, të cilët transportojnë mallra.

Në muajt e fundit, kjo mungesë e shoferëve, ka shkaktuar probleme në disa industri, duke filluar nga ushqimet në supermarkete, deri tek karburanti.

Së fundmi, në një pjesë të karburanteve të vendit ka patur radhë të gjata, ndërsa në disa të tjera mungonte nafta.

Të shtunën, qeveria lajmëroi disa masa, që mund të sjellin ndryshimin e situatës. MB do të lëshojë rreth 5 mijë viza pune të përkohshme, për shoferët e kamionëve dhe rreth 5500 për punonjësit në sektorin e shpendëve. Kjo masë është shumë e rëndësishme, duke qenë se kërkesa e qytetarëve dhe konsumi sa vjen dhe rritet deri në festën e Kritshtlindjeve.

Megjithatë, kjo masë është konsideruar e pamjaftueshme nga Dhoma Britanike e Tregëtisë, që i konsideron ato si “hedhjen e një pike uji mbi një zjarr”.

Lideri i opozitës, Sir Keir Starmer, tha se kjo situatë tregon mungesën e plotë “të planifikimit nga ana e qeverisë”.