U asfiksua nga tymi, ndërron jetën 59-vjeçari që tentoi të shuante zjarrin në tokën e tij

164
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Kavajë.

Sipas njoftimit të policisë, një 59-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë pasi kishte hyrë për të shuar zjarrin që kishte përfshirë tokën e tij. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale R.P banues në fshatin Sterbeg, Kryevidh.

Policia së bashku me grupin hetimor po punojnë për të zbardhur ngjarjen.