Mrekulli, 160 pasagjerë shpëtojnë nga shpërthimi i aeroplanit

352

Më shumë se 160 pasagjerë dhe ekuipazhi i kanë shpëtuar për mrekulli vdekjes pas përplasjes së aeroplanit në Rusi. Që të siguroheshin për jetën, njerëzit u detyruan të hidheshin nga “Boeing 737” së bashku me fëmijët e tyre.

Aeroplani u rrëzua mbi një lumë, ku më pas shpërthyen flakët. Shkak për të u bë era e fortë dhe shiu i rrëmbyeshëm që nuk e lejonin aeroplanin të bënte uljen e zakonshme.

Një prej punonjësve që po ndihmonte në misionin e shpëtimit vdiq në vendngjarje nga ataku në zemër. Autoritetet kanë njoftuar se 18 persona janë të plagosur dhe gjashtë persona të ekuipazhit kanë pësuar djegie.