Vuçiç flet për konflikt të armatosur për Kosovën, tregon se çfarë do të ndodhte

489
Sigal

”Nëse më pyetni nëse jam optimist për Kosovën, ju them që nuk jam, por pavarësisht nga kjo, do të bëjmë çdo gjë që të arrijmë deri te kompromisi”.

Kështu ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic për gazetën spanjolle ”El Pais”, duke shtuar se ”ende ekziston urrejtja, por që duhet tejkaluar kjo për të arritur deri te kompromisi”- njoftojnë mediet serbe.

Aleksandar Vucic, theksoi se ”Kosova është pengesa kryesore, të cilën, si kryetar i Serbisë, duhet tjekaluar, që megjithatë sipas tij nuk është e lehtë”.

”Ende ekziston shumë urrejtje mes shqiptarëve e serbëve, por që duhet përpjekur për ta tejkaluar për të gjetur kompromisin”- tha ai.

Vucic për ”El Pais” deklaroi se ”Kosova para 10 vjetësh ka shpallur pavarësinë, të cilën po e mbështesin shumë vende të BE-së, që, gjithashtu, mendojnë se çelësi i rrugëtimit për të hyrë në BE është arritja e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë”.

Ndërkaq gazeta ”El Pais” njofton se Vucic has pengesa e kundërshti edhe brenda vendit të tij lidhur me çështjen e Kosovës. Si pengesë kryesore është Kisha serbe, e cila Kosovën e konsideron ”zemër të Serbisë”.

Ndërsa sa i përket të ardhmes, Vucic thotë se ”të ardhmen e shoh punësimin e të rinjve, sepse traumat e luftës, por edhe luftërat duhet lënë të shkuarës, përndryshe çfarëdo konflikti të armatosur për Kosovën, apo të ndonjë konflikti ndëretnik, do të ishte kërcënim për vetë Serbinë”.