Sigal

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Mirsolav Lajçak, është i bindur se dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemin e Kosovës.

Sipas tij edhe Kosova por edhe Serbia duhet të veprojnë dhe të marrin vendime të cilat kontribuojnë në fqinjësi të mirë dhe përmirësim të raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Lajçak thotë se palët duhet që të ndalojnë të gjitha veprimet të cilat do të mund të nxisnin tensione ndëretnike, duke iu referuar vendimit për krijimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, shkruan tanjug