Përshëndetje të gjithëve, në fakt ky takimi sot me Komitetin Drejtues të LRI-së të Bashkisë së Fierit, mbas axhendës që ne kemi përcaktuar që në datë 1 Dhjetor që kemi bërë takimin e madh në Tiranë për dy arsye. E para për të ndarë dhe për të menduar dhe së bashku të vendosim axhendën organizative të punës së gjithsecilit në Bashkinë e Fierit. Por edhe së bashku këtu të marrim një mesazh për ta përcjell tek çdo i ri dhe çdo e re.

Pse duhet të protestojmë dhe pse secili prej nesh duhet të rizgjojë edhe njëherë shpirtin e protestës dhe të revoltës brena nesh? E para njëherë që gjithsecili prej nesh që është këtu fatkeqësisht nuk do më të qëndrojë në vendin tonë, nuk duam sepse nuk kemi më shpresë, nuk duam sepse po marr rastin e Eglit, Egli sot është gjimnazist, por në fakt po t’i pyesim ne dje e kemi diskutuar problemet që kanë gjimnazistët janë shumë të mëdha. Skandali që bëhet me portofolin në fakt është një ndër skandalet që ndodh në sistemin e maturës shtetërore, në sistemin para universitar ku studenti që të marrë 20% të notës duhet të paguajë më shumë lekë, pra nota finale dhe mesatarja finale bazohet: sa më shumë lek të paguash ti për projektin, aq më të lartë do ta kesh ti mesataren.

Po për familjet që nuk kanë mundësi? Po për shokët dhe bashkëmoshatarët tanë që janë këtu në Fier apo edhe në komuna të Fierit, që nuk kanë mundësi t’i paguajnë këto çfarë ndodh? Janë të diskriminuar. Pra kemi një shkelje të vërtetë dhe kemi një qeveri që drejtohet nga një Kryeministër që i diskriminon dhe ndan të rinjtë. Për të vazhduar pastaj me studentët që me të drejtën e tyre janë ngritur për 8 kërkesa, 8 kërkesa që kanë të bëjnë me të ardhmen tonë. 8 kërkesa që kanë të bëjnë me rizgjimin e shpresës për të qëndruar në Shqipëri.  Por çfarë ndodh? Ndodh që pati dy herë rastin Kryeministri të tregojë që ishte me studentët, por në fakt me shumë krenari ata votuan kundër 8 kërkesave të studentëve. Herën e parë ku 2 amendamentet e LSI-së i jepnin zgjidhjen 8 kërkesave të studentëve  dhe herën e dytë ku i rikthehej buxheti i vitit 2019 në Parlament dhe ai u votua kundër.

Por çfarë do të thotë kjo gjë? Kjo do të thotë që kryeministri tregoi se me kë ishte., ai tregoi që vota e tij dhe e grupit të tij ishte kundër studentëve dhe favorizonte 5 njerëz që ata e kanë gllabëruar dhe përthithur të gjithë buxhetin e shtetit. 46% e buxhetit të shteti i takon këtyre 5 njerëzve, çfarë kërkojnë 140 mijë studentë shqiptar? Kërkojnë që buxheti i arsimit të lartë të shkojë nga 0.46% në 1%, pra kaq pak kërkojmë ne që të realizohet dhe kaq pak nuk arrin dot ta bëjë për ne studentët sepse nuk i do të rinjtë në Shqipëri, nuk e do të ardhmen e Shqipërisë dhe nuk e do arsimin në Shqipëri, që të rinjtë të qëndrojnë këtu me shpresën për të jetuar dhe për të punuar, për të mos vazhduar më pas që kemi një sistem arsimor që nuk na çon ne të rinjtë drejt një tregu pune të sigurte dhe të mirë paguar, secili prej nesh këtu nuk punon në punën që duhet të punojë, sipas një studimi të fundit rreth 85% e të gjithë ne që jemi këtu nuk punojmë në atë që mbarojmë, pra ju mund të keni qenë ekselentë në ekonomik, në juridik dhe në degë të tjera, fatkeqësisht nuk punoni. Pse nuk punoni? Sepse shteti nuk ka bërë politikat e duhura për të orientuar të rinjtë, prandaj me të drejtë studentët janë ngritur dhe ne më 7 janar si Komitet Drejtues i LRI-së këtu në Bashkinë e Fierit kemi një detyrë shumë të madhe, të shkojmë tek çdo i ri tek çdo e re, tek çdo prind, tek çdo familjar, tek çdo bashkëmoshatar, por jo vetëm ti njohim, por ti bëjmë thirrje për tu zgjuar dhe për tu ngritur  e për tu bashkuar me studentët, për tu bashkuar me një kauzë shumë të madhe, me kauzën e të rinjve, me kauzën për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë dhe me kauzën për ti mbajtur të rinjtë në Shqipëri, të largohet kryeministri, të largohet ky grusht njerëzish që punojnë për të, dhe të vijë rinia, të punojë dhe ndërtojë atë sistem të vlerave që duam të ndërtojmë në Shqipëri sepse sot të rinjtë po drejtohen tek sistemi i antivlerave, që i riu që është i shkëlqyer nuk përkrahet. Ju që jeni të shkëlqyer, që mësoni, që punoni nuk përkraheni, por përkrahet ai i ri që ndjek modelin e të qenit trafikant, ndjek modelin e të qenit pjesë e këtij grushti prej 5 njerëzish dhe ju që jeni këtu duhet të emigroni dhe të largoheni nga Shqipëria, prandaj duhet ti themi stop këtij kryeministri, ne duhet ta largojmë atë dhe së bashku duhet të jemi të bashkuar gjimnazistë të bashkohemi sepse unë kam bindjen ashtu siç parulla e studentëve që ata e thonë gjithmonë, kam bindjen se studentët, gjimnazistët, të rinjtë e bashkuar kanë për të fituar. Kështu që forca, kemi një punë shumë të madhe përpara, por ë gjithë bashkë ne mund t’ia dalim duke shkuar dhe duke çuar mesazhin tonë tek çdo zemër e prindi, nëne, bashkëmoshatari, të riu duke i ftuar ata për të ardhur dhe për tu bashkuar në protestën e datës 7, të gjithë bashkë aty ne mund t’ia dalim.Faleminderit.