Ministri Transporteve në Rumani dorëhiqet pas deklaratave fyese kundër diasporës

433
Ministri rumun i Transporteve, Ioan Rus dha sot dorëheqjen pas deklaratave të gjykuara si ofenduese kundër rumunëve jashtë vendit, një largim që ndodh në mes të një periudhe paqendrueshmërie politike në Rumani.
Kryeministri social-demokrat, Victor Ponta deklaroi se i vinte keq për situatën e krijuar nga deklaratat e Ioan Rus dhe njoftoi se kishte pranuar dorëheqjen e minitrit të tij, sipas një mesazhi të postuar në rrjetin social Facebook.
Duke përmendur rumunës që punojnë në ndërtim apo infrastruktura në perëndim për një pagë ndoshta 1 500 euro duke lënë familjet e tyre në vend ai kishte deklaruar: “Për këto para, fëmijët e tyre bëhen banditë dhe bashkëshortet e tyre të pandershme”.
Kjo deklaratë gjatë një interviste televizive të dhënë dje në mbrëmje shkaktoi shumë emocion në vend dhe thirrje për dorëheqje.
Rreth tre milionë rumunë punojnë jashtë vendlindjes së tyre, një prej më të varfërave në Bashkimin Evropian
Sigal