SHBA – FMN: Mosmarrëveshje mes Greqisë dhe kreditorëve

427
Vazhdojnë mosmarrëveshjet mes Greqisë dhe kreditorëve ndërkombëtarë dhe një marrëveshje është ende larg, konfirmoi sot zëdhënësi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në një konferencë shtypi.
“Ka ende mosmarrëveshje të mëdha mes nesh në sektorët kryesorë dhe nuk ka pasur asnjë progres për japërcimin e këtyre mosmarrëveshjeve të fundit. Ne jemi ende shumë larg një marrëveshjeje”, konfirmoi Gerry Rice duke shtuar se autoritetet greke po përgatiteshin për propozime të reja.
Ai nënvizoi se FMN-ja nuk do të largohej kurrë nga tryeza e negociatave, por që topi ishte tashmë në fushën greke.
Sipas Rice, mosmarrëveshje kryesore ekzistojnë në reformën e sistemit të pensioneve, taksat dhe financimin e shpenzimeve publike.
Ai konfirmoi se organizimi aktual i sistemit të pensioneve ishte i paqendrueshëm dhe se duhej zgjeruar baza tatimore nëse Greqia dëshiron të rivendosë financat publike.
Këto deklarata u bënë ndërkohë që negociatorët grekë dhe kreditorët (FMN, Banka Qendrore Evropiane dhe Bashkimi Evropian) po përpiqen të arrijnë në një marrëveshje që do të shmangte Greqinë nga dështimi i pagesave në fund të muajit.
Sigal