Milano, shkon për të parë ndeshjen, kthehet në shtëpi pas 11 vjetësh

425
Një zviceran kishte shkuar për të parë një ndeshje të Champions League në vitin 2004, por humb në banjat e stadiumit dhe ka jetuar si i pastrehë rrugëve të Milanos. Bëhet fjalë për një histori të pabesueshme, që ka si protagonist Rolf Bantle, një 71-vjeçar, që në vitin 2004 humbi në banjat e San Siro-s.
Me 24 gusht 2004, burri kishte ndjekur ekipin Basilea në Champions League kundër Interit. Ai nuk ishte në gjendje që të gjente makinë e tij në parking, për tu kthyer në Zvicër. Ka jetuar rrugëve të Milanos, konkretisht në lagjen e quajtur Baggio. “Të gjithë tregon ai- nisën që të më thërrisnin Rudi. Pas kësaj, nuk pata dëshirë që të shkoja më në shtëpi. Historia e Rolf Bantle është treguar në të përditshmen zvicerane “Schweiz am Sonntag”: Burri nuk gjen makinën, nuk kishte celularë dhe pasi shpenzoi 20 eurot që kishte me vete, mbeti në qytet. Ai kishte jetuar në rrugë falë ndihmës së studentëve të një universiteti që ndodhej aty pranë, të cilët çdo ditë i çonin për të ngrënë, pirë dhe veshje.
“Gjithçka ka ndryshuar prillin e kaluar, kur burri theu këmbën dhe përfundoi në spital. Por pas kësaj ngjarje ai nuk pati dëshirë që të kthehej më në shtëpi. Konsullata zvicerane pagoi të gjitha faturat mjekësore dhe e transferoi në Basilea, e më pas në një shtëpi për të moshuar, ku aktualisht jeton. “Nuk më mungon jeta në Milano- tregon Rolf, -11 vjet janë të mjaftueshëm. Ishte një ndeshje e gjatë ajo që shkova të shoh”.
Sigal