Ky qytet në Australi legalizon kanabisin për përdorim vetjak

542
Sigal

Canberra u bë qyteti i parë në Australi që legalizon kanabisin për përdorim personal.

Ligji kaloi në parlament të mërkurën pasdite (25 shtator), pasi mori mbështetjen e laburistëve dhe partisë së gjelbër.

Çdo qytetar i Canberras mbi 18 vjeç do lejohet të posedojë deri në 50 gram kanabis dhe mund të mbjellë jo më shumë se dy bimë.

Një shtëpi nuk do lejohet të rrisë më shumë se katër bimë, raporton ABC. Ligji do të hyjë në fuqi pas 31 janarit 2020.