Me një vendim të ditës së dielë, Donald Trump dhe të deleguarit e tij duket se i kanë dhënë goditjen e fundit USAID-it, Agjencisë Amerikanë për Zhvillim Ndërkombëtar. Një njoftim i shpërndarë nga Departamenti për efiçencën e qeverisjes së drejtuar nga Elon Musk, i dërgon mijëra punonjës të USAID në pushim adminsitrativ. Ekipi i Trump e bën lëvizjen pas një vendimi të një gjykate federale të premten, e cila lejoi administratën të ecë përpara me planin e saj. Administrata Trump tha të dielën se po vendoste të gjithë, përveç një pjese të stafit të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, në pushim në mbarë botën dhe eliminonte 2,000 pozicione të stafit me bazë në SHBA. Masa vjen pasi një gjykatës federal të premten lejoi administratën të ecë përpara me planin e saj për të larguar mijëra punonjës të USAID-it nga puna në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Gjykatësi i qarkut i SHBA-së Carl Nichols hodhi poshtë lutjet në një padi nga punonjësit për të vazhduar bllokimin e përkohshëm të planit të qeverisë. Me hyrjen e së hënës i gjithë personeli i USAID-it me punësim të drejtpërdrejtë, me përjashtim të personelit të caktuar përgjegjës për funksione kritike në misione apo drejtuesit e programeve të posaçme, do të vendosen në pushim administrativ globalisht”, sipas njoftimeve të dërguara tek punonjësit e USAID-it, njoftime që u panë që u panë nga Associated Press. Në të njëjtën kohë, agjencia tha se po nis një reduktim të forcës që do të eliminonte 2000 punonjës me bazë në SHBA. Kjo do të thotë që shumë prej punonjësve me bazë në Uashington, të cilët janë lënë në pushim, së shpejti do t’u eliminohen pozicionet e tyre. I emëruari nga Trump për drejtimin e USAID-it, Pete Maroço, ka treguar se planifikon të mbajë në punë rreth 600 punonjës kryesisht me bazë në SHBA ndërkohë, pjesërisht për të rregulluar udhëtimet për stafin e USAID-it dhe familjet jashtë vendit.
Ballina Bota dhe Rajoni Mijëra punonjës të USAID-it vendosen në pushim administrativ, agjencia do të funksionojë...



















